Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë Projekti

NJOFTIM Afati i aplikimit: 25.08.2026

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë Projekti, Njësia e Menaxhimit të Projekteve, Departamenti i Strategjisë dhe Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Menaxhon dhe koordinon zbatimin e projekteve strategjike dhe teknologjike të shoqërisë;
  • Harton planet e projektit, afatet, objektivat dhe nevojat për burime;
  • Koordinon ekipet teknike dhe palët e interesit për realizimin e projekteve;
  • Monitoron progresin, afatet, performancën dhe përmbushjen e deliverables të projekteve;
  • Identifikon dhe adreson risqet, problematikat dhe devijimet gjatë zbatimit të projekteve;
  • Përgatit raporte periodike mbi statusin dhe realizimin e projekteve;
  • Siguron zbatimin e metodologjive, procedurave dhe standardeve të menaxhimit të projekteve (PMO);
  • Bashkëpunon me strukturat e brendshme dhe institucionet përfituese për koordinimin dhe vijueshmërinë e projekteve.
  • Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë së Menaxhimit të Projekteve

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji Informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë
  • Certifikime: PMP / PRINCE2 përbën avantazh

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.