Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë Njësie Zhvillimi Software

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 6 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë Njësie Zhvillimi Software.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 6 (gjashtë) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë Njësie Zhvillimi Software, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Zhvillon funksionalitete komplekse dhe sisteme software të sigurta, të qëndrueshme dhe me performancë të lartë.
  • Zbaton praktika moderne të zhvillimit software, përfshirë clean code, design patterns dhe secure coding practices.
  • Bashkëpunon me Arkitektin e Zgjidhjeve për implementimin e zgjidhjeve teknike optimale.
  • Kryen code review, debugging dhe optimizim të kodit për garantimin e cilësisë së aplikacioneve.
  • Identifikon dhe zgjidh problematika komplekse teknike gjatë zhvillimit dhe integrimit të sistemeve.
  • Kontribuon në përmirësimin e performancës, sigurisë dhe mirëmbajtjes së aplikacioneve software.
  • Merr pjesë në implementimin dhe integrimin e moduleve, API-ve dhe shërbimeve të ndryshme software.
  • Dokumenton komponentët dhe zgjidhjet teknike sipas standardeve të zhvillimit të organizatës.
  • Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për zhvilluesit e mesëm dhe junior të ekipit.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë.
  • Certifikime: Certifikim Cloud ose Agile/Scrum ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

EKSPERT I LARTE NJESIA E ZHVILLIMIT SOFTWARE(1).docx

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.