Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë Njësie Sigurimit të Cilësisë dhe Testimit

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë Njësie Sigurimit të Cilësisë dhe Testimit.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë Njësie Sigurimit të Cilësisë dhe Testimit, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Dizajnon, zhvillon dhe implementon teste automatike për aplikacione, API dhe sisteme software.
  • Kryen testim funksional, integrues, regresiv, performancës dhe automatizim të proceseve të testimit.
  • Integron dhe mirëmban proceset e testimit në pipeline-et CI/CD dhe praktikat DevSecOps.
  • Përcakton, monitoron dhe analizon indikatorët e cilësisë së produkteve software, përfshirë coverage, defect rate dhe test results.
  • Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit software, DevOps dhe arkitekturës për përmirësimin e cilësisë dhe stabilitetit të aplikacioneve.
  • Identifikon, dokumenton dhe adreson problematika komplekse të cilësisë dhe defekteve gjatë ciklit të testimit.
  • Merr pjesë në vlerësimin e gatishmërisë funksionale dhe teknike të sistemeve për release-et e aplikacioneve.
  • Kontribuon në përmirësimin e proceseve, mjeteve dhe praktikave të QA/Testimit dhe automatizimit.
  • Dokumenton skenarët, rastet dhe rezultatet e testimit sipas standardeve të organizatës.
  • Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për ekspertët e mesëm dhe specialistët e ekipit.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë.
  • Certifikime: ISTQB Advanced / Automation Testing ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Ekspert i Larte i Njësie sigurimit të cilësisë dhe testimit(3).docx

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.