Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë Njësie Operimit dhe Mirëmbajtjes

NJOFTIM Afati i aplikimit: 26.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Larte Njesie Operimit dhe Mirmbajtjes.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë Njësie Operimit dhe Mirëmbajtjes, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Administron dhe mirëmban sisteme, serverë, databaza dhe aplikacione kritike për garantimin e disponueshmërisë, stabilitetit dhe performancës së Shërbimeve teknologjike.
  • Monitoron infrastrukturën dhe sistemet operative dhe ndërmerr masa për optimizimin e performancës dhe kapaciteteve të tyre.
  • Identifikon, analizon dhe zgjidh incidente komplekse dhe problematika teknike që lidhen me operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe aplikacioneve.
  • Siguron proceset e backup, recovery dhe vazhdimësisë operacionale të sistemeve dhe shërbimeve teknologjik.
  • Bashkëpunon me ekipet DevOps, Infrastrukturës dhe Sigurisë për implementimin dhe mirëmbajtjen e mjediseve teknologjik.
  • Zbaton dhe përmirëson procedurat operative, standardet teknike dhe praktikat e mirëmbajtjes së sistemeve.
  • Mbështet implementimin e përditësimeve, konfigurimeve dhe ndërhyrjeve teknike në mjediset operative.
  • Dokumenton konfigurimet, procedurat dhe problematikat teknike.
  • Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për ekspertët e mesëm dhe specialistët e ekipit.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme sipas natyrës së projektit.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
  • Certifikime: Linux, Microsoft, Oracle ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Ekspert i Lartë Njësie Operimit dhe Mirëmbajtje.pdf

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.