ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë i Njësisë së Operimit dhe Mirëmbajtjes.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë i Njësisë së Operimit dhe Mirëmbajtjes, Departamenti i Operimit, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Administron dhe mirëmban sisteme, serverë, databaza dhe aplikacione kritike për garantimin e disponueshmërisë, stabilitetit dhe performancës së shërbimeve teknologjike.
- Monitoron infrastrukturën dhe sistemet operative dhe ndërmerr masa për optimizimin e performancës dhe kapaciteteve të tyre.
- Identifikon, analizon dhe zgjidh incidente komplekse dhe problematika teknike që lidhen me operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe aplikacioneve.
- Siguron proceset e backup, recovery dhe vazhdimësisë operacionale të sistemeve dhe shërbimeve teknologjike.
- Bashkëpunon me ekipet DevOps, Infrastrukturës dhe Sigurisë për implementimin dhe mirëmbajtjen e mjediseve teknologjike.
- Zbaton dhe përmirëson procedurat operative, standardet teknike dhe praktikat e mirëmbajtjes së sistemeve.
- Mbështet implementimin e përditësimeve, konfigurimeve dhe ndërhyrjeve teknike në mjediset operative.
- Dokumenton konfigurimet, procedurat dhe problematikat teknike.
- Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për ekspertët e mesëm dhe specialistët e ekipit.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
- Certifikime Linux, Microsoft, Oracle ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Ekspert i Larte Njësie OPERIM DHE MIRËMBAJTJE(1).pdf
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.