Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë Njësie Operimit dhe Mirëmbajtjes

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.06.2026

Ekspert i Lartë Njësie Operimit dhe Mirëmbajtjes, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

 

 

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

 

 

Ekspert i Lartë Njësie Operimit dhe Mirëmbajtjes, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

 

 

DETYRAT DHE  PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR  NUK KUFIZOHEN NË:

 

  • Administron dhe mirëmban sisteme, serverë, databaza dhe aplikacione kritike për garantimin e disponueshmërisë, stabilitetit dhe performancës së shërbimeve teknologjike.
  • Monitoron infrastrukturën dhe sistemet operative dhe ndërmerr masa për optimizimin e performancës dhe kapaciteteve të tyre.
  • Identifikon, analizon dhe zgjidh incidente komplekse dhe problematika teknike që lidhen me operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve dhe aplikacioneve.
  • Siguron proceset e backup, recovery dhe vazhdimësisë operacionale të sistemeve dhe shërbimeve teknologjike.
  • Bashkëpunon me ekipet DevOps, Infrastrukturës dhe Sigurisë për implementimin dhe mirëmbajtjen e mjediseve teknologjike.
  • Zbaton dhe përmirëson procedurat operative, standardet teknike dhe praktikat e mirëmbajtjes së sistemeve.
  • Mbështet implementimin e përditësimeve, konfigurimeve dhe ndërhyrjeve teknike në mjediset operative.
  • Dokumenton konfigurimet, procedurat dhe problematikat teknike
  • Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për ekspertët e mesëm dhe specialistët e ekipit.
 

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë
  • Certifikime: Linux, Microsoft, Oracle ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

 

PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (KL2A-OM)

 

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të dërgojë brenda datës 18.06.2026, në adresën e e-mailit: info@ads.com.al, këto dokumente:

 

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

 

PROCESI I PËRZGJEDHJES

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim;
  • Intervistë.

 

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

 

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.