ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë i Njësisë së Menaxhimit të Niveleve të Shërbimit (SLA).
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë i Njësisë së Menaxhimit të Niveleve të Shërbimit (SLA), Departamenti i Operimit, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Menaxhon marrëdhëniet operative me klientët strategjikë dhe kontribuon në garantimin e përmbushjes së SLA-ve dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara.
- Monitoron, analizon dhe raporton performancën e SLA-ve dhe indikatorëve të niveleve të shërbimit.
- Identifikon devijimet dhe problematikat që ndikojnë në përmbushjen e SLA-ve dhe propozon masa korrigjuese dhe parandaluese.
- Bashkëpunon me njësitë teknike dhe operative për adresimin e problematikave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve.
- Koordinon ndjekjen e incidenteve dhe problematikave që ndikojnë në performancën dhe cilësinë e shërbimeve kontraktuale.
- Përgatit analiza, raporte dhe dokumentacion mbi performancën e SLA-ve, trendet operative dhe cilësinë e shërbimeve.
- Mbështet proceset e rishikimit dhe përditësimit të SLA-ve, ndryshimeve të shërbimit dhe kërkesave operative të klientëve.
- Siguron dokumentimin dhe përditësimin e informacionit kontraktual dhe operacional që lidhet me SLA-të dhe nivelet e shërbimit.
- Kontribuon në përmirësimin e proceseve dhe praktikave të Service Level Management dhe Service Delivery.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
- Certifikime ITIL ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Ekspert i Larte Njësie Menaxhimit te niveleve te sherbimit SLA(1).pdf
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.