Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë i Njësisë DevOps & Cloud

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë i Njësisë DevOps & Cloud.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë i Njësisë DevOps & Cloud, Departamenti i Zhvillimit, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Harton dhe zbaton strategjinë DevOps & Cloud në përputhje me objektivat teknologjike të organizatës.
  • Dizajnon, implementon dhe mirëmban pipeline CI/CD për automatizimin e proceseve të zhvillimit, testimit dhe deployment-it të aplikacioneve.
  • Standardizon mjetet, proceset dhe automatizimet për administrimin e infrastrukturës dhe operacioneve teknologjike.
  • Administron dhe optimizon infrastrukturën cloud dhe mjediset teknologjike për garantimin e performancës, sigurisë dhe disponueshmërisë së sistemeve.
  • Zbaton dhe standardizon praktikat Infrastructure as Code (IaC) për automatizimin dhe menaxhimin e infrastrukturës.
  • Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit software, arkitekturës dhe sigurisë për implementimin e praktikave DevSecOps.
  • Monitoron performancën, logs, kapacitetet dhe stabilitetin e sistemeve dhe ndërmerr masa për optimizimin e tyre.
  • Identifikon dhe adreson problematika teknike që lidhen me deployment, integrim, performancë dhe disponueshmëri të sistemeve.
  • Menaxhon containerization, orchestration dhe mjediset e ekzekutimit të aplikacioneve dhe shërbimeve software.
  • Kontribuon në menaxhimin dhe optimizimin e kostove të infrastrukturës dhe shërbimeve cloud (FinOps).
  • Ofron mbështetje teknike dhe mentorim për specialistët e njësisë në fushën DevOps & Cloud.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
  • Certifikime AWS / Azure, DevOps, CKA ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

EKSPERT I LARTE Njësie DevOps dhe Cloud.pdf

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.