Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë Njësie AppSec / DevSecOps

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë Njësie AppSec / DevSecOps.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë Njësie AppSec / DevSecOps, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Kryen analiza të avancuara të sigurisë së aplikacioneve dhe kodit burimor, përfshirë SAST, DAST, SCA dhe kontrolle të tjera të Application Security.
  • Integron dhe mirëmban kontrollet e sigurisë në pipeline-et CI/CD dhe proceset e zhvillimit dhe deployment-it të aplikacioneve.
  • Identifikon, analizon dhe adreson vulnerabilitete dhe problematika komplekse të sigurisë në aplikacione dhe shërbime software.
  • Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit software, DevOps dhe arkitekturës për implementimin e praktikave secure coding dhe DevSecOps.
  • Mbështet aktivitetet e vulnerability assessment, penetration testing dhe auditimit teknik të aplikacioneve dhe sistemeve.
  • Monitoron dhe verifikon përputhshmërinë e aplikacioneve me standardet, politikat dhe kontrollet e sigurisë së informacionit.
  • Kontribuon në përmirësimin e proceseve, mjeteve dhe praktikave të Application Security dhe DevSecOps.
  • Dokumenton problematikat, analizat dhe rekomandimet teknike të sigurisë sipas standardeve të organizatës.
  • Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për ekspertët e mesëm dhe specialistët e ekipit.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë.
  • Certifikime: OSCP / CEH / CSSLP ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Ekspert i larte Njësie AppSec DevSecOps.docx

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.