Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë Njesie Analize Biznesi

NJOFTIM Afati i aplikimit: 26.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lire pune në pozicionin Ekspert i Lartë Njesie Analize Biznesi.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (nje) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Larte Njesie Analize Biznesi, Departamenti i Strategjise dhe Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Analizon procese biznesi dhe procedura operacionale për identifikimin e kërkesave funksionale dhe nevojave për digjitalizim.
  • Mbledh dhe dokumenton kërkesat nga përdoruesit fundorë dhe institucionet përfituese në kuadër të projekteve dhe sistemeve digjitale.
  • Harton specifikime funksionale dhe dokumentacion analitik, përfshirë BRD, FRD, User Stories, Use Cases dhe workflow të proceseve.
  • Kryen analizë të proceseve ekzistuese dhe propozon përmirësime funksionale dhe operacionale për rritjen e eficiencës së sistemeve.
  • Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit software, testimit dhe arkitekturës për implementimin dhe validimin e kërkesave funksionale.
  • Merr pjesë në testimin funksional të sistemeve dhe verifikon përputhshmërinë e zgjidhjeve me kërkesat e dokumentuara.
  • Monitoron ndryshimet funksionale gjatë zhvillimit të projekteve dhe siguron përditësimin e dokumentacionit përkatës.
  • Koordinon komunikimin teknik-funksional me palët e interesit gjatë analizimit dhe implementimit të sistemeve.
  • Siguron përputhshmërinë me standardet e BA.
  • Përgatit analiza, raporte dhe dokumentacion mbështetës mbi statusin e kërkesave dhe implementimin e zgjidhjeve digjitale.
  • Ofron mbështetje profesionale për specialistët e njësisë në çështje që lidhen me analizën funksionale dhe proceset e biznesit.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme sipas natyrës së projektit.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
  • Certifikime: CBAP / CCBA ose ekuivalente përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Ekspert i Larte Njesie Analize Biznesi.pdf

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.