ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lire pune në pozicionin Ekspert i Mesem Njesie Operimit dhe Mirmbajtjes.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (nje) vende të lire pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë Njësia Rrjetit dhe Komunikimeve, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Dizajnon dhe implementon arkitekturën e rrjetit (LAN, WAN, SD-WAN, VPN), duke garantuar sigurinë, qëndrueshmërinë dhe integrimin e infrastrukturës së komunikimit.
- Siguron performancën dhe disponueshmërinë e rrjetit, përmes monitorimit dhe optimizimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe pajisjeve rrjetore.
- Monitoron dhe optimizon trafikun dhe kapacitetin, duke analizuar përdorimin e burimeve dhe nevojat operacionale të rrjetit.
- Identifikon dhe zgjidh problematika komplekse rrjet, duke ndërhyrë në incidente dhe duke propozuar zgjidhje teknike efektive.
- Bashkëpunon me ekipet e sigurisë për mbrojtjen e rrjetit, zbatimin e politikave të sigurisë dhe minimizimin e risqeve kibernetike.
- Menaxhon konfigurimet dhe standardet e rrjetit, duke siguruar dokumentimin dhe përputhshmërinë me kërkesat teknike dhe operative.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme sipas natyrës së projektit.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
- Certifikime: CCNP , CCIE përbën avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Ekspert i Lartë Njësie Operimit dhe Mirëmbajtje.pdf
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.