ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë i Njësisë së Mbështetjes Teknike.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë i Njësisë së Mbështetjes Teknike, Departamenti i Operimit, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Ofron mbështetje teknike të avancuar (L2) për sistemet, aplikacionet dhe shërbimet teknologjike.
- Trajton incidente, kërkesa dhe problematika komplekse të eskaluara nga niveli L1, duke garantuar vazhdimësinë dhe stabilitetin e shërbimeve.
- Analizon, diagnostikon dhe zgjidh problematika teknike që lidhen me sistemet, aplikacionet, databazat dhe infrastrukturën teknologjike.
- Siguron respektimin e SLA-ve dhe parametrave të performancës për trajtimin dhe zgjidhjen e incidenteve dhe kërkesave teknike.
- Dokumenton zgjidhjet teknike, procedurat operative dhe problematikat e trajtuara dhe përditëson knowledge base të shërbimeve.
- Bashkëpunon me ekipet e operimeve, zhvillimit software, infrastrukturës dhe sigurisë për adresimin e problematikave komplekse teknike.
- Identifikon problematika të përsëritura dhe propozon masa për optimizimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe proceseve operative.
- Mbështet implementimin e konfigurimeve, përditësimeve dhe ndërhyrjeve teknike në sistemet dhe mjediset operative.
- Monitoron stabilitetin dhe performancën e sistemeve dhe kontribuon në minimizimin e ndërprerjeve të shërbimeve.
- Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për specialistët L1 dhe ekspertët e mesëm të ekipit.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
- Certifikime ITIL, Microsoft, Linux ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Ekspert i Larte Njesia e Mbeshtetjes Teknike – Copy(1).pdf
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.