ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lire pune në pozicionin Ekspert i Mesem Njesie Operimit dhe Mirmbajtjes.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (nje) vende të lire pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë Njësia Cloud dhe Platformë, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Dizajnon dhe implementon zgjidhje cloud dhe platforma teknologjike, duke garantuar sigurinë, disponueshmërinë e sistemeve.
- Menaxhon infrastrukturën dhe shërbimet cloud, duke administruar mjediset virtuale, konfigurimet dhe integrimet ndërmjet sistemeve.
- Siguron performancën dhe shkallëzimin e sistemeve, përmes monitorimit, optimizimit të burimeve dhe planifikimit të kapaciteteve.
- Bashkëpunon me DevOps dhe ekipet teknike për automatizimin, integrimin dhe implementimin e shërbimeve dhe platformave cloud.
- Identifikon dhe zgjidh problematika komplekse teknike, duke analizuar incidentet dhe propozuar zgjidhje infrastrukturore dhe operative.
- Mentoron ekspertët e mesëm dhe specialistët, duke mbështetur zhvillimin teknik dhe ndarjen e praktikave më të mira në administrimin cloud dhe platform engineering.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme sipas natyrës së projektit.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
- Certifikime: : AWS / Azure / GCP ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Ekspert i Lartë Njësie Operimit dhe Mirëmbajtje.pdf
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.