Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë i Njësisë të Menaxhimit të Projekteve

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë i Njësisë të Menaxhimit të Projekteve.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë i Njësisë të Menaxhimit të Projekteve, Drejtoria e Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Menaxhon dhe koordinon zbatimin e projekteve strategjike dhe teknologjike të shoqërisë.
  • Harton planet e projektit, afatet, objektivat dhe nevojat për burime.
  • Koordinon ekipet teknike dhe palët e interesit për realizimin e projekteve.
  • Monitoron progresin, afatet, performancën dhe përmbushjen e deliverables të projekteve.
  • Identifikon dhe adreson risqet, problematikat dhe devijimet gjatë zbatimit të projekteve.
  • Përgatit raporte periodike mbi statusin dhe realizimin e projekteve.
  • Siguron zbatimin e metodologjive, procedurave dhe standardeve të menaxhimit të projekteve (PMO).
  • Bashkëpunon me strukturat e brendshme dhe institucionet përfituese për koordinimin dhe vijueshmërinë e projekteve.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune.
  • Certifikime PMP ose ekuivalente përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.