Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë i Sigurimit të Cilësisë dhe Testimit, Njësia e Sigurisë të Cilësisë dhe Testimit Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Dizajnon, zhvillon dhe implementon teste automatike për aplikacione, API dhe sisteme software.
- Kryen testim funksional, integrues, regresiv, performancës dhe automatizim të proceseve të testimit.
- Integron dhe mirëmban proceset e testimit në pipeline-et CI/CD dhe praktikat DevSecOps.
- Përcakton, monitoron dhe analizon indikatorët e cilësisë së produkteve software, përfshirë coverage, defect rate dhe test results.
- Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit software, DevOps dhe arkitekturës për përmirësimin e cilësisë dhe stabilitetit të aplikacioneve.
- Identifikon, dokumenton dhe adreson problematika komplekse të cilësisë dhe defekteve gjatë ciklit të testimit.
- Merr pjesë në vlerësimin e gatishmërisë funksionale dhe teknike të sistemeve për release-et e aplikacioneve.
- Kontribuon në përmirësimin e proceseve, mjeteve dhe praktikave të QA/Testimit dhe automatizimit.
- Dokumenton skenarët, rastet dhe rezultatet e testimit sipas standardeve në të mira.
- Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për ekspertët e mesëm dhe specialistët e ekipit.
- Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të zotërojë Bachelor / Master Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë
- Certifikime në ISTQB Advanced / Automation Testing ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (KL2A-QA)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të dërgojë brenda datës 18.06.2026, në adresën e e-mailit: info@ads.com.al, këto dokumente:
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
PARAQITJA E DOKUMENTEVE: Kandidati duhet të dërgojë brenda datës 18.06.2026, në adresën e e-mailit: info@ads.com.al, këto dokumente:
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.