Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Detyrat kryesore
- Menaxhon dhe koordinon zbatimin e projekteve strategjike dhe teknologjike të caktuara, përfshirë marrëdhënien e punës me institucionin përfitues përgjatë gjithë ciklit të projektit.
- Harton planet e projektit, afatet, objektivat dhe nevojat për burime; koordinon drejtpërdrejt ekipet teknike, strukturat e tjera të shoqërisë dhe palët e interesit për nevojat e projekteve që menaxhon.
- Përgatit dhe mirëmban artefaktet e menaxhimit të projektit — analizat, vlerësimet, planet, regjistrat e risqeve dhe dokumentacionin përkatës — sipas metodologjisë së njësisë, duke dokumentuar bazën e çdo vlerësimi e vendimi.
- Menaxhon fazat e ciklit jetësor të projektit — fillimin, kalimet ndërmjet fazave dhe mbylljen — sipas procedurave të miratuara, duke siguruar dokumentimin e plotë të tyre.
- Përgatit raportimet dhe dokumentacionin e kërkuar për projektet që menaxhon, brenda afateve kontraktuale dhe të brendshme të përcaktuara.
- Identifikon dhe adreson risqet, problematikat dhe devijimet gjatë zbatimit; administron ndryshimet e fushëveprimit sipas procedurave të miratuara dhe përshkallëzon në kohë çështjet që kërkojnë vendim më lart.
- Monitoron progresin,afatet, performancën përmbushjen e deliverables sipas kushteve kontraktuale të çdo angazhimi; administron procesin e pranimit formal të tyre nga institucioni përfitues.
- Mbikëqyr punën e niveleve mbështetëse në projektet që menaxhon dhe në projektet e caktuara për mbikëqyrje, miraton dokumentacionin dhe komunikimet zyrtare të tyre, mbështet zhvillimin e tyre profesional dhe kontribuon në integrimin e stafit të ri të njësisë.
- Siguron zbatimin e metodologjive, procedurave dhe standardeve të njësisë në angazhimet e caktuara dhe kontribuon me mësimet e nxjerra në përmirësimin e tyre.
- Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor në Teknologji Informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë
- Certifikime: PMP / PRINCE2 përbën avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.