Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë i Njësisë së Arkitekturës së Sistemeve

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë i Njësisë së Arkitekturës së Sistemeve.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë i Njësisë së Arkitekturës së Sistemeve, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Dizajnon arkitekturën e zgjidhjeve teknologjike komplekse dhe sistemeve ndërinstitucionale.
  • Siguron përputhshmërinë e zgjidhjeve teknike me standardet, parimet dhe modelet arkitekturore të organizatës.
  • Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit software, DevOps dhe sigurisë për implementimin e zgjidhjeve arkitekturore.
  • Vlerëson teknologji, platforma dhe komponentë të ndryshëm dhe rekomandon zgjidhje teknike optimale.
  • Kontribuon në modernizimin, integrimin dhe migrimin e sistemeve dhe platformave ekzistuese.
  • Harton dhe mirëmban dokumentacionin arkitekturor dhe specifikimet teknike të sistemeve.
  • Analizon problematika teknike dhe propozon zgjidhje për optimizimin e performancës, sigurisë dhe interoperabilitetit të sistemeve.
  • Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për arkitektët e mesëm dhe specialistët e ekipit.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë.
  • Certifikime: TOGAF 9/10, Cloud Architecture ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

EKSPERT I LARTE I Njësie Arkitektures.docx

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.