Ekspert i Lartë i Menaxhimit të Niveleve të Shërbimit (SLA), Njësia e Menaxhimit të Niveleve të Shërbimit (SLA), Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë i Menaxhimit të Niveleve të Shërbimit (SLA), Njësia e Menaxhimit të Niveleve të Shërbimit (SLA), Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Menaxhon marrëdhëniet operative me klientët strategjikë dhe kontribuon në garantimin e përmbushjes së SLA-ve dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara.
- Monitoron, analizon dhe raporton performancën e SLA-ve dhe indikatorëve të niveleve të shërbimit.
- Identifikon devijimet dhe problematikat që ndikojnë në përmbushjen e SLA-ve dhe propozon masa korrigjuese dhe parandaluese.
- Bashkëpunon me njësitë teknike dhe operative për adresimin e problematikave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve.
- Koordinon ndjekjen e incidenteve dhe problematikave që ndikojnë në performancën dhe cilësinë e shërbimeve kontraktuale.
- Përgatit analiza, raporte dhe dokumentacion mbi performancën e SLA-ve, trendet operative dhe cilësinë e shërbimeve.
- Mbështet proceset e rishikimit dhe përditësimit të SLA-ve, ndryshimeve të shërbimit dhe kërkesave operative të klientëve.
- Siguron dokumentimin dhe përditësimin e informacionit kontraktual dhe operacional që lidhet me SLA-të dhe nivelet e shërbimit.
- Kontribuon në përmirësimin e proceseve dhe praktikave të Service Level Management dhe Service Delivery
- Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor / Master në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji
- Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë profesionale në fushë
- Certifikime: ITIL ose trajnime në menaxhim shërbimi përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.