Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë i Mbështetjes Teknike L 2

NJOFTIM Afati i aplikimit: 17.07.2026

Ekspert i Lartë i Mbështetjes Teknike L 2, Njësia e Mbështetjes Teknike, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë i Mbështetjes Teknike L2, Njësia e Mbështetjes Teknike, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Ofron mbështetje teknike të avancuar (L2) për sistemet, aplikacionet dhe shërbimet teknologjike.
  • Trajton incidente, kërkesa dhe problematika komplekse të eskaluara nga niveli L1, duke garantuar vazhdimësinë dhe stabilitetin e shërbimeve.
  • Analizon dhe zgjidh problematika teknike që lidhen me sistemet, aplikacionet, databazat dhe infrastrukturën teknologjike.
  • Siguron respektimin e SLA-ve dhe parametrave të performancës për trajtimin dhe zgjidhjen e incidenteve dhe kërkesave teknike.
  • Dokumenton zgjidhjet teknike, procedurat operative dhe problematikat e trajtuara dhe përditëson knowledge base të shërbimeve.
  • Bashkëpunon me ekipet e operimeve, zhvillimit software, infrastrukturës dhe sigurisë për adresimin e problematikave komplekse teknike.
  • Identifikon problematika të përsëritura dhe propozon masa për optimizimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe proceseve operative.
  • Mbështet implementimin e konfigurimeve, përditësimeve dhe ndërhyrjeve teknike në sistemet dhe mjediset operative.
  • Monitoron stabilitetin dhe performancën e sistemeve dhe kontribuon në minimizimin e ndërprerjeve të shërbimeve.
  • Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për specialistët L1 dhe ekspertët e mesëm të ekipit.
  • Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor / Master në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji
  • Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë profesionale në fushë
  • Certifikime: ITIL, Microsoft, Linux ose të ngjashme përbëjnë avantazh

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.