Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë i Inteligjencës Artificiale dhe Analitike

NJOFTIM Afati i aplikimit: 20.07.2026

Ekspert i Lartë i Inteligjencës Artificiale dhe Analitike, Njësia e Inteligjencës Artificiale dhe Analitike, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., 

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin: 

Ekspert i Lartë i Inteligjencës Artificiale dhe Analitike, Njësia e Inteligjencës Artificiale dhe Analitike, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., 

Detyrat kryesore

  • Zhvillon, trajnon dhe optimizon modele ML/AI për përdorime dhe zgjidhje të avancuara teknologjike
  • Përpunon, analizon dhe menaxhon dataset-e komplekse për trajnim dhe validim të modeleve
  • Vlerëson performancën, saktësinë dhe efektivitetin e modeleve përmes proceseve të testimit dhe validimit
  • Bashkëpunon me ekipet teknike për integrimin dhe implementimin e modeleve AI në sistemet dhe aplikacionet ekzistuese
  • Siguron cilësinë, integritetin dhe menaxhimin korrekt të të dhënave të përdorura në proceset analitike dhe AI
  • Optimizon modelet dhe algoritmet për performancë, efikasitet dhe shkallëzim në mjedise operative
  • Mentoron dhe mbështet ekspertët e mesëm dhe specialistët në zhvillimin teknik dhe profesional
  • Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor / Master në AI, Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë profesionale në fushë
  • Certifikime në AI/ML ose platforma cloud përbëjnë avantazh
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza: 

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim. 

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.