Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë i Inteligjencës Artificiale dhe Analitike, Njësia e Inteligjencës Artificiale dhe Analitike, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
· Zhvillon, trajnon dhe optimizon modele ML/AI për përdorime dhe zgjidhje të avancuara teknologjike
· Përpunon, analizon dhe menaxhon dataset-e komplekse për trajnim dhe validim të modeleve
· Vlerëson performancën, saktësinë dhe efektivitetin e modeleve përmes proceseve të testimit dhe validimit
· Bashkëpunon me ekipet teknike për integrimin dhe implementimin e modeleve AI në sistemet dhe aplikacionet ekzistuese
· Siguron cilësinë, integritetin dhe menaxhimin korrekt të të dhënave të përdorura në proceset analitike dhe AI
· Optimizon modelet dhe algoritmet për performancë, efikasitet dhe shkallëzim në mjedise operative
· Mentoron dhe mbështet ekspertët e mesëm dhe specialistët në zhvillimin teknik dhe profesional
· Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
· Të zotërojë diplomë Bachelor / Master në AI, Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme;
· Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë profesionale në fushë
· Certifikime në AI/ML ose platforma cloud përbëjnë avantazh
· Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (KL2A-AI)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE: Kandidati duhet të dërgojë brenda datës 15.06.2026, në adresën e e-mailit: info@ads.com.al, këto dokumente:
· Kërkesë për aplikim
· CV
· Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
· Fotokopje të librezës së punës
· Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
· Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
· Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.