Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë i Ekipeve të Dedikuara

NJOFTIM Afati i aplikimit: 18.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 10 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë i Ekipeve të Dedikuara.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 10 (dhjetë) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë i Ekipeve të Dedikuara në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Zbaton detyra komplekse sipas funksionit në projekt.
  • Siguron cilësinë dhe përputhshmërinë me standardet teknike.
  • Bashkëpunon me ekipin për dorëzimin në kohë të shërbimeve.
  • Zgjidh problematika teknike dhe operacionale.
  • Mbështet implementimin e praktikave më të mira.
  • Mentoron ekspertët e mesëm dhe specialistët.
  • Kontribuon në përmirësimin e proceseve të punës.
  • Raporton tek Përgjegjësi i ekipit.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
  • Certifikime teknike përkatëse përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Ekspert i Larte i Ekipeve te Dedikuara(1).pdf

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.