Ekspert i Lartë DevOps dhe Cloud, Njësia e DevOps dhe Cloud, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë DevOps dhe Cloud, Njësia e DevOps dhe Cloud, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E POZICIONIT PËRMBAJNË POR NUK KUFIZOHEN NË:
- Zhvillon funksionalitete komplekse dhe sisteme software të sigurta, të qëndrueshme dhe me performancë të lartë.
- Zbaton praktika moderne të zhvillimit software, përfshirë clean code, design patterns dhe secure coding practices.
- Bashkëpunon me Arkitektin e Zgjidhjeve për implementimin e zgjidhjeve teknike optimale.
- Kryen code review, debugging dhe optimizim të kodit për garantimin e cilësisë së aplikacioneve.
- Identifikon dhe zgjidh problematika komplekse teknike gjatë zhvillimit dhe integrimit të sistemeve.
- Kontribuon në përmirësimin e performancës, sigurisë dhe mirëmbajtjes së aplikacioneve software.
- Merr pjesë në implementimin dhe integrimin e moduleve, API-ve dhe shërbimeve të ndryshme software.
- Dokumenton komponentët dhe zgjidhjet teknike sipas standardeve të zhvillimit të Shoqërisë.
- Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për zhvilluesit e mesëm dhe junior të ekipit.
- Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 5 vite eksperience profesionale në fushë
- Certifikime: AWS / Azure / GCP ose Kubernetes (CKA/CKAD) përbëjnë avantazh
PAGA PËR POZICIONIN ËSHTË NË KATEGORINË (KL2A-DO)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të dërgojë brenda datës 18.06.2026, në adresën e e-mailit: info@ads.com.al, këto dokumente:
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
PROCESI I PËRZGJEDHJES
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim;
- Intervistë.
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.