ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin Ekspert i Lartë Burime Njerëzore.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (Një) vend të lirë pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë Burime Njerëzore, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Publikun, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Administron dhe koordinon procese të burimeve njerëzore në përputhje me politikat dhe procedurat e shoqërisë.
- Menaxhon proceset e rekrutimit të stafit për garantimin e përzgjedhjes së burimeve njerëzore të kualifikuara.
- Harton, zbaton dhe monitoron politika, procedura dhe praktika të menaxhimit të burimeve njerëzore.
- Mbështet zhvillimin profesional të stafit përmes planifikimit dhe koordinimit të trajnimeve dhe programeve të zhvillimit të kapaciteteve.
- Administron proceset e vlerësimit të performancës dhe ndjek zbatimin e objektivave dhe planeve të zhvillimit individual.
- Siguron përputhshmërinë e proceseve të burimeve njerëzore me legjislacionin në fuqi për kodin e punës dhe aktet e brendshme të shoqërisë.
- Bashkëpunon me drejtuesit e njësive organizative për planifikimin, menaxhimin dhe zhvillimin e stafit.
- Përgatit analiza, raporte dhe dokumentacion administrativ në fushën e burimeve njerëzore.
- Kontribuon në përmirësimin e proceseve dhe praktikave të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe zhvillimit organizativ.
- Mbështet administrimin e të dhënave dhe dokumentacionit të personelit sipas procedurave dhe kërkesave ligjore.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor/Master Financë / Kontabilitet / Ekonomi / Biznes / Juridik ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 3-5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
- Certifikime: SHRM, CIPD ose ekuivalente përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Ekspert i Lartë Burime Njerëzore.pdf
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.