Ekspert i Lartë (Backend/Frontend/Full-stack/Mobile), Njësia e Zhvillimit Software, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 5 (pesë) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë (Backend/Frontend/Full-stack/Mobile), Njësia e Zhvillimit Software, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Detyrat kryesore
- Zhvillon funksionalitete komplekse dhe sisteme software të sigurta, të qëndrueshme dhe me performancë të lartë.
- Zbaton praktika moderne të zhvillimit software, përfshirë clean code, design patterns dhe secure coding practices.
- Bashkëpunon me Arkitektin e Zgjidhjeve për implementimin e zgjidhjeve teknike optimale.
- Kryen code review, debugging dhe optimizim të kodit për garantimin e cilësisë së aplikacioneve.
- Identifikon dhe zgjidh problematika komplekse teknike gjatë zhvillimit dhe integrimit të sistemeve.
- Kontribuon në përmirësimin e performancës, sigurisë dhe mirëmbajtjes së aplikacioneve software.
- Merr pjesë në implementimin dhe integrimin e moduleve, API-ve dhe shërbimeve të ndryshme software.
- Dokumenton komponentët dhe zgjidhjet teknike sipas standardeve të zhvillimit të shoqërisë
- Ofron mentorim teknik dhe mbështetje profesionale për zhvilluesit e mesëm dhe junior të ekipit.
- Raporton tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë
- Certifikime në teknologji përkatëse ose Cloud përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.