Drejtor Departamenti, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Drejtor Departamenti, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Drejton operimin e infrastrukturës teknologjike, përfshirë qendrën e të dhënave, mjediset cloud, rrjetin, platformat dhe shërbimet mbështetëse.
- Menaxhon dhe koordinon njësitë përbërëse të departamentit, duke siguruar funksionim të integruar dhe efektiv të tyre.
- Miraton planet e kapacitetit, disponueshmërisë, performancës dhe vazhdimësisë së shërbimeve.
- Siguron respektimin e SLA-ve kontraktuale dhe treguesve kryesorë të performancës ndaj klientëve.
- Mbikëqyr proceset e menaxhimit të incidenteve, ndryshimeve dhe problemeve, në përputhje me praktikat më të mira të menaxhimit të shërbimeve IT.
- Koordinon me Departamentin e Sigurisë Kibernetike për zbatimin e politikave të sigurisë operacionale në infrastrukturë, rrjete dhe platforma.
- Mbikëqyr disponueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe performancën e infrastrukturës së brendshme të ADS sh.a.
- Raporton periodikisht tek Administratori/CEO mbi treguesit kryesorë operacionalë, incidentet kritike, kapacitetet dhe nevojat për përmirësim.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Master në teknologji informacioni, inxhinieri kompjuterike, telekomunikacion, informatikë ose fusha të lidhura.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë të paktën 8 vjet eksperiencë profesionale në fushën e IT-së, operime teknologjike, infrastrukturë, qendër të dhënash, cloud ose rrjete.
- Certifikime: Certifikime profesionale në menaxhimin e shërbimeve IT dhe operimeve, si ITIL, ose
- Certifikime të avancuara në cloud, rrjete, infrastrukturë apo vazhdimësi biznesi, përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.