Auditues i Brendshëm i Lartë, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Auditues i Brendshëm i Lartë, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Detyrat kryesore
- Ekzekuton auditime të brendshme sipas planit vjetor të miratuar dhe udhëzimeve të Përgjegjësit të Auditimit të Brendshëm.
- Mbledh, verifikon dhe analizon prova, evidenca dhe dokumentacion mbështetës për qëllime auditimi.
- Vlerëson efektivitetin e kontrolleve të brendshme në procese specifike operative, financiare, administrative ose teknologjike.
- Identifikon gjetje, mangësi, risqe dhe devijime nga politikat, procedurat dhe aktet në fuqi.
- Harton raporte të detajuara auditimi, përfshirë konkluzionet, rekomandimet dhe masat korrigjuese të propozuara.
- Ndjek zbatimin e rekomandimeve të auditimit dhe raporton mbi progresin e tyre.
- Koordinon me departamentet dhe njësitë përkatëse gjatë kryerjes së auditimeve, duke ruajtur objektivitetin dhe pavarësinë profesionale.
- Mirëmban dosjet, dokumentacionin dhe gjurmën audituese të angazhimeve të kryera.
- Raporton te Përgjegjësi i Auditimit të Brendshëm për ecurinë, gjetjet dhe çështjet që kërkojnë përshkallëzim.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor / Master në në Financë, Ekonomi, Auditim, Drejtësi ose fusha të ngjashme.
- Të ketë të paktën 4 vjet eksperiencë profesionale në auditim, kontroll të brendshëm, financë, risk ose pajtueshmëri.
- Certifikimet CIA, CISA ose certifikime të tjera relevante për auditimin, kontrollin e brendshëm apo sigurinë e informacionit përbëjnë avantazh.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Procesi i Përzgjedhjes
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.