ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lire pune në pozicionin Ekspert i Lartë i Marredhenieve me Publikun.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (nje) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Marredhenieve me Publikun, Departamenti i Operimit, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Menaxhon komunikimet operative me median, komunikimin institucional me publikun dhe palët e interesit.
- Harton komunikime zyrtare, njoftime për shtyp, materiale informative dhe përmbajtje publike për kanalet e komunikimit të shoqërisë.
- Mbështet organizimin dhe koordinimin e eventeve, aktiviteteve publike, fushatave ndërgjegjësuese dhe aktiviteteve promovuese të shoqërisë.
- Përgatit materiale, raporte dhe analiza mbi komunikimin publik dhe aktivitetet e marrëdhënieve me publikun.
- Bashkëpunon me njësitë organizative për përgatitjen dhe koordinimin e komunikimeve dhe materialeve institucionale.
- Siguron përputhshmërinë e komunikimeve publike me standardet dhe politikat institucionale të shoqërisë.
- Kontribuon në përmirësimin e komunikimit institucional dhe promovimin e imazhit publik të shoqërisë.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor/Master Bachelor/Master Master në Komunikim / Media / Marrëdhënie Publike / Biznes/ Ekonomi/Juridik ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 3-5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Ekspert i Larte Njësie OPERIM DHE MIRËMBAJTJE(1).pdf
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.