ADS sh.a. shpall konkurrimin për 2 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Lartë i Njësisë së Analizës së Biznesit.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë i Njësisë së Analizës së Biznesit, Drejtoria e Projekteve, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Mbledh dhe dokumenton kërkesat nga përdoruesit fundorë dhe institucionet përfituese në kuadër të projekteve dhe sistemeve digjitale.
- Harton specifikime funksionale dhe dokumentacion analitik, përfshirë BRD, FRD, User Stories, Use Cases dhe workflow të proceseve.
- Kryen analizë të proceseve ekzistuese dhe propozon përmirësime funksionale dhe operacionale për rritjen e eficiencës së sistemeve.
- Bashkëpunon me ekipet e zhvillimit software, testimit dhe arkitekturës për implementimin dhe validimin e kërkesave funksionale.
- Merr pjesë në testimin funksional të sistemeve dhe verifikon përputhshmërinë e zgjidhjeve me kërkesat e dokumentuara.
- Monitoron ndryshimet funksionale gjatë zhvillimit të projekteve dhe siguron përditësimin e dokumentacionit përkatës.
- Koordinon komunikimin teknik-funksional me palët e interesit gjatë analizimit dhe implementimit të sistemeve.
- Përgatit analiza, raporte dhe dokumentacion mbështetës mbi statusin e kërkesave dhe implementimin e zgjidhjeve digjitale.
- Ofron mbështetje profesionale për specialistët e njësisë në çështje që lidhen me analizën funksionale dhe proceset e biznesit.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji Informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
- Certifikime CBAP / CCBA ose ekuivalente përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Ekspert i larte Njësie Analize Biznesi.pdf
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.