Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Mesëm Njësie Zhvillimi Software

NJOFTIM Afati i aplikimit: 26.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 7 vende të lira pune në pozicionin Ekspert i Mesem Njesie Analize Biznesi.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 7 (shtate) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Mesëm Njësie Zhvillimi Software, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Zhvillon, implementon dhe mirëmban funksionalitete software në përputhje me kërkesat funksionale dhe specifikimet teknike.
  • Bashkëpunon me ekipet për integrimin dhe funksionimin korrekt të moduleve dhe komponentëve të aplikacionit.
  • Kryen testimin, debug-imin dhe optimizimin e kodit për garantimin e cilësisë dhe performancës së aplikacioneve.
  • Mbështet përmirësimin e performancës, sigurisë dhe shkallëzueshmërisë së aplikacioneve dhe sistemeve.
  • Bashkëpunon me ekipet QA dhe DevOps për testimin, implementimin dhe publikimin e funksionaliteteve.
  • Ndjek dhe adreson problematikat teknike gjatë ciklit të zhvillimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve.
  • Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin teknik të zhvillimeve dhe ndryshimeve të realizuara.
  • Raporton tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë së Zhvillimit Software.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme sipas natyrës së projektit.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 2-5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
  • Trajnime teknike perbejne avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Ekspert i Mesem Njesie Zhvillime Software.pdf

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.