Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Lartë Njësia Cloud dhe Platformë

NJOFTIM Afati i aplikimit: 26.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lire pune në pozicionin Ekspert i Mesem Njesie Operimit dhe Mirmbajtjes.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (nje) vende të lire pune në pozicionin:

Ekspert i Lartë Njësia Cloud dhe Platformë, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Dizajnon dhe implementon zgjidhje cloud dhe platforma teknologjike, duke garantuar sigurinë, disponueshmërinë e sistemeve.
  • Menaxhon infrastrukturën dhe shërbimet cloud, duke administruar mjediset virtuale, konfigurimet dhe integrimet ndërmjet sistemeve.
  • Siguron performancën dhe shkallëzimin e sistemeve, përmes monitorimit, optimizimit të burimeve dhe planifikimit të kapaciteteve.
  • Bashkëpunon me DevOps dhe ekipet teknike për automatizimin, integrimin dhe implementimin e shërbimeve dhe platformave cloud.
  • Identifikon dhe zgjidh problematika komplekse teknike, duke analizuar incidentet dhe propozuar zgjidhje infrastrukturore dhe operative.
  • Mentoron ekspertët e mesëm dhe specialistët, duke mbështetur zhvillimin teknik dhe ndarjen e praktikave më të mira në administrimin cloud dhe platform engineering.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme sipas natyrës së projektit.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
  • Certifikime: : AWS / Azure / GCP ose certifikime të tjera përbëjnë avantazh

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Ekspert i Lartë Njësie Operimit dhe Mirëmbajtje.pdf

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.