ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lire pune në pozicionin Ekspert i Mesem Njesie Operimit dhe Mirmbajtjes.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (nje) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Mesem Njësie Operimit dhe Mirëmbajtjes, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Administron mjediset serverike dhe middleware, duke mirëmbajtur serverët, databazat dhe platformat për garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të sistemeve.
- Monitoron sistemet dhe ndihmon në zgjidhjen e incidenteve, duke analizuar problematikat teknike dhe performancën e infrastrukturës.
- Kryen mirëmbajtje parandaluese dhe korrigjuese, përmes përditësimeve, optimizimeve dhe eliminimit të problematikave operative.
- Mbështet backup dhe recovery të sistemeve, duke siguruar kopjeruajtjen dhe rikuperimin e të dhënave dhe shërbimeve.
- Ndjek procedurat dhe standardet operative, në përputhje me politikat e sigurisë dhe dokumentimin teknik.
- Bashkëpunon me ekipet për zgjidhjen e problematikave dhe mbështetjen e proceseve operative dhe teknike.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në një nga fushat Teknologji informacioni, Inxhinieri, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme sipas natyrës së projektit.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 2-5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
- Certifikime: Trajnime në administrim sistemesh përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Ekspert i Lartë Njësie Operimit dhe Mirëmbajtje.pdf
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.