ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin Ekspert i Lartë Jurist.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë Jurist, Drejtoria Juridike, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Harton dhe rishikon kontrata, marrëveshje dhe dokumentacion juridik në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Ofron asistencë juridike për njësitë organizative në çështje që lidhen me aktivitetin dhe proceset e shoqërisë.
- Analizon dhe ndjek zbatimin e detyrimeve kontraktuale dhe problematikave juridike të lidhura me to.
- Mbështet përgatitjen dhe ndjekjen e procedurave administrative dhe ligjore të shoqërisë.
- Përgatit opinione dhe interpretime juridike për çështje operative, administrative dhe kontraktuale.
- Administron dhe dokumenton dosjet dhe dokumentacionin juridik sipas procedurave dhe kërkesave ligjore.
- Bashkëpunon me institucionet dhe njësitë organizative për trajtimin e çështjeve juridike dhe administrative.
- Monitoron ndryshimet në legjislacion dhe informon mbi ndikimin e tyre në aktivitetin e shoqërisë.
- Ofron mbështetje juridike për proceset dhe aktivitetet e shoqërisë sipas fushës së përgjegjësisë.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor/Master Drejtësi.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë të paktën 2-5 vite eksperience profesionale në fushë.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Ekspert i lartë Sektori Juridik.docx
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.