Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Përgjegjës Njësie CSIRT

NJOFTIM Afati i aplikimit: 27.05.2026

ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lire pune në pozicionin Ekspert i Mesem.

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (1) vend të lire pune në pozicionin:

Përgjegjës Njësie CSIRT, Departamenti i Sigurise Kibernetike, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Harton, përditëson dhe mirëmban Planet e Reagimit ndaj Incidenteve dhe procedurat operative për menaxhimin e incidenteve të sigurisë.
  • Koordinon reagimin ndaj incidenteve kritike P1/P2 të eskaluara, duke siguruar adresim dhe rikuperim në kohë.
  • Komunikon dhe koordinon veprimet me klientët, menaxhmentin, ekipet teknike dhe autoritetet përkatëse gjatë incidenteve.
  • Mbikëqyr analizat post-incident, procesin Planet e Reagimit dhe identifikimin e masave për përmirësimin e kontrolleve dhe proceseve.
  • Koordinon me ekipet Red Team dhe Blue Team për zhvillimin e skenarëve realistë dhe ushtrimeve të simulimit.
  • Siguron gatishmërinë operative të ekipit përmes trajnimeve, testimeve periodike dhe përditësimit të procedurave.
  • Harton raportime periodike mbi incidentet, statusin operacional dhe masat e ndërmarra për menaxhmentin dhe autoritetet kompetente.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor/Master në Informatikë, Inxhinieri, Siguri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë të paktën 5-8 vite eksperience profesionale në fushë.
  • Certifikime: GCIH, GCFE ose trajnime të ngjashme përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Dokumenti burim

Ekspert i Mesem Jurist.pdf

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.