ADS sh.a. shpall konkurrimin për 1 vend të lirë pune në pozicionin Ekspert i Mesëm Arkivë/Protokoll.
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Ekspert i Mesëm Arkivë/Protokoll, Drejtoria Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Administron dhe koordinon proceset e arkivimit, protokollimit dhe administrimit të dokumentacionit në përputhje me procedurat dhe rregulloret në fuqi.
- Siguron klasifikimin, regjistrimin, ruajtjen dhe gjurmueshmërinë e dokumenteve dhe shkresave zyrtare të shoqërisë.
- Monitoron zbatimin e procedurave administrative dhe përputhshmërinë e proceseve të arkivës dhe protokollit me kërkesat ligjore përkatëse.
- Mbikëqyr administrimin, qarkullimin dhe ruajtjen fizike dhe elektronike të dokumentacionit dhe materialeve arkivore.
- Bashkëpunon me njësitë organizative për administrimin korrekt të dokumentacionit dhe ndjekjen e praktikave administrative.
- Siguron integritetin, konfidencialitetin dhe aksesin e kontrolluar në dokumentacionin dhe materialet arkivore.
- Identifikon problematika në proceset e dokumentimit dhe propozon masa për përmirësimin e proceseve administrative dhe arkivore.
- Mbështet proceset e inventarizimit, sistemimit dhe transferimit të dokumentacionit sipas procedurave dhe afateve përkatëse.
- Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin, regjistrat dhe evidencat administrative që lidhen me arkivën dhe protokollin.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor/Master Financë / Kontabilitet / Ekonomi / Biznes / Administrim ose fusha të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në fushë.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit, nëse ka.
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Dokumenti burim
Ekspert i Mesem Arkive Protokoll.pdf
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.