Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Specialist Jurist

NJOFTIM Afati i aplikimit: 29.09.2026

Specialist Jurist, Drejtoria Juridike, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL

SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Specialist Jurist, Drejtoria Juridike, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Mbështet përgatitjen dhe administrimin e kontratave, marrëveshjeve dhe dokumentacionit juridik të Shoqërisë.
  • Ndihmon në ndjekjen e procedurave administrative dhe çështjeve ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Arkivon, administron dhe mirëmban dokumentacionin juridik dhe evidencat përkatëse.
  • Mbështet përgatitjen e raporteve, korrespondencës dhe dokumenteve juridike të njësisë.
  • Bashkëpunon me ekipin dhe njësitë e tjera për trajtimin e çështjeve operative dhe administrative.
  • Zbaton procedurat, standardet dhe udhëzimet ligjore të përcaktuara nga Shoqëria.
  • Raporton tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë.

Kërkesat për kandidatët

  • Të Zotërojë Diplomë Bachelor në Shkenca Juridike
  • Eksperienca në fushën përkatëse përbën avantazh
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.