Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Mesëm Prokurimi

NJOFTIM Afati i aplikimit: 29.09.2026

Ekspert i Mesëm Prokurimi, Drejtoria e Prokurimit, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Mesëm Prokurimi, Drejtoria e Prokurimit, Departamenti Korporativ, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Mbështet përgatitjen dhe administrimin e dokumentacionit të procedurave të tenderimit
  • Ndjek procedurat e prokurimit dhe monitoron respektimin e afateve ligjore dhe administrative
  • Administron, organizon dhe arkivon dokumentacionin dhe dosjet e procedurave të prokurimit
  • Bashkëpunon me ekipin dhe komisionet për procesin e vlerësimit të ofertave dhe dokumentacionit përkatës
  • Siguron përputhshmërinë e procedurave me legjislacionin dhe rregullat e brendshme të prokurimit
  • Mbështet publikimin dhe ndjekjen e procedurave në sistemet elektronike të prokurimit
  • Koordinon me njësitë përkatëse për mbledhjen e dokumentacionit dhe nevojave të prokurimit
  • Raporton tek tek Eksperti i Lartë

Kërkesat për kandidatët

  • Të Zotërojë Diplomë Bachelor në shkenca juridike / ekonomike ose fusha të ngjashme
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në fushë
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.