Ekspert i Lartë, Njësia Cloud, Platformë dhe Infrastrukturë, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Lartë, Njësia Cloud, Platformë dhe Infrastrukturë, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A
Detyrat kryesore
- Administron dhe mirëmban infrastrukturën Cloud, on-premise dhe hibride dhe platformat teknologjike, në përputhje me arkitekturën dhe standardet e përcaktuara.
- Administron serverët fizikë dhe virtualë, sistemet Linux/Windows dhe platformat e virtualizimit, përfshirë konfigurimin, patching, hardening, upgrade, cluster-at, burimet dhe kapacitetet.
- Administron storage, file systems, backup dhe mekanizmat e high availability dhe disaster recovery, duke garantuar disponueshmërinë dhe vazhdimësinë e infrastrukturës.
- Projekton dhe implementon komponentët compute, storage, networking, identity dhe shërbimet bazë të infrastrukturës Cloud dhe integrimin e tyre me mjediset on-premise.
- Implementon dhe administron platformat e containerization dhe orchestration dhe komponentët përkatës të platformës.
- Harton dhe mirëmban Infrastructure as Code (IaC), Configuration Management dhe automatizime për provisioning, konfigurimin dhe menaxhimin e infrastrukturës dhe platformave.
- Monitoron dhe optimizon disponueshmërinë, performancën, kapacitetet dhe përdorimin e burimeve të infrastrukturës dhe platformave, si dhe përdorimin dhe kostot e shërbimeve Cloud.
- Implementon mekanizmat e identity and access management, hardening dhe kontrollet teknike të sigurisë së infrastrukturës dhe platformave.
- Kryen vlerësimin teknik të teknologjive, platformave dhe shërbimeve të reja dhe rekomandon adoptimin dhe standardizimin e tyre.
- Identifikon dhe zgjidh problematika komplekse teknike dhe planifikon, teston dhe implementon upgrade, migrime dhe ndryshime të platformave dhe infrastrukturës.
- Mbështet ekipet e projekteve dhe DevSecOps me ekspertizë teknike, harton dokumentacionin, diagramet, runbook-et dhe procedurat operative dhe mentoron Ekspertët e Mesëm dhe Specialistët.
- Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë.
Kërkesat për kandidatët
- Niveli minimal i diplomës Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë profesionale në fushë
- Certifikime AWS/Azure/GCP si dhe certifikime në administrimin e sistemeve Linux/Windows, platformat e virtualizimit, Kubernetes ose teknologjitë e infrastrukturës përbëjnë avantazh.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.