Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Drejtor Departamenti

NJOFTIM Afati i aplikimit: 28.09.2026

Drejtor Departamenti, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Drejtor Departamenti, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Drejton operimin e infrastrukturës teknologjike, përfshirë qendrën e të dhënave, mjediset cloud, rrjetin, platformat dhe shërbimet mbështetëse.
  • Menaxhon dhe koordinon njësitë përbërëse të departamentit, duke siguruar funksionim të integruar dhe efektiv të tyre.
  • Miraton planet e kapacitetit, disponueshmërisë, performancës dhe vazhdimësisë së shërbimeve.
  • Siguron respektimin e SLA-ve kontraktuale dhe treguesve kryesorë të performancës ndaj klientëve.
  • Mbikëqyr proceset e menaxhimit të incidenteve, ndryshimeve dhe problemeve, në përputhje me praktikat më të mira të menaxhimit të shërbimeve IT.
  • Koordinon me Departamentin e Sigurisë Kibernetike për zbatimin e politikave të sigurisë operacionale në infrastrukturë, rrjete dhe platforma.
  • Mbikëqyr disponueshmërinë, qëndrueshmërinë dhe performancën e infrastrukturës së brendshme të ADS sh.a.
  • Raporton periodikisht tek Administratori/CEO mbi treguesit kryesorë operacionalë, incidentet kritike, kapacitetet dhe nevojat për përmirësim.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Master në teknologji informacioni, inxhinieri kompjuterike, telekomunikacion, informatikë ose fusha të lidhura.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë të paktën 8 vjet eksperiencë profesionale në fushën e IT-së, operime teknologjike, infrastrukturë, qendër të dhënash, cloud ose rrjete.
  • Certifikime: Certifikime profesionale në menaxhimin e shërbimeve IT dhe operimeve, si ITIL, ose
  • Certifikime të avancuara në cloud, rrjete, infrastrukturë apo vazhdimësi biznesi, përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara), ose vërtetim të kontributeve të sigurimeve shoqërore të gjeneruara nga platforma e- Albania, ose Vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi.
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.