Ekspert i Mesëm, Njësia e Vazhdimësisë së Biznesit dhe Rimëkëmbjes nga Fatkeqësitë, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:
Ekspert i Mesëm, Njësia e Vazhdimësisë së Biznesit dhe Rimëkëmbjes nga Fatkeqësitë, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Administron sistemet e backup-it dhe rikuperimit
- Kryen testime të rregullta të backup-it dhe restore
- Mbështet implementimin e planeve BCP dhe DRP
- Monitoron integritetin dhe disponueshmërinë e të dhënave
- Dokumenton proceset dhe rezultatet e testimeve
- Bashkëpunon me ekipet për zgjidhjen e problematikave
- Raporton tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në fushë
- Certifikime: Trajnime në backup/DR ose certifikime të tjera ekuivalente përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.