Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Mesëm Zhvillimi Software (Backend/Frontend/Full-stack/Mobile)

NJOFTIM Afati i aplikimit: 01.09.2026

Ekspert i Mesëm Zhvillimi Software (Backend/Frontend/Full-stack/Mobile), Njësia e Zhvillimit Software, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital  “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 5 (pesë) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Mesëm Zhvillimi Software (Backend/Frontend/Full-stack/Mobile), Njësia e Zhvillimit Software, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Detyrat kryesore

  • Zhvillon, implementon dhe mirëmban funksionalitete software në përputhje me kërkesat funksionale dhe specifikimet teknike
  • Bashkëpunon me ekipet për integrimin dhe funksionimin korrekt të moduleve dhe komponentëve të aplikacionit
  • Kryen testimin, debug-imin dhe optimizimin e kodit për garantimin e cilësisë dhe performancës së aplikacioneve
  • Zbaton standardet, metodologjitë dhe praktikat e zhvillimit software dhe dokumentimit teknik
  • Mbështet përmirësimin e performancës dhe sigurisë së aplikacioneve dhe sistemeve
  • Bashkëpunon me ekipet QA dhe DevOps për testimin, implementimin dhe publikimin e funksionaliteteve
  • Ndjek dhe adreson problematikat teknike gjatë ciklit të zhvillimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve
  • Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin teknik të zhvillimeve dhe ndryshimeve të realizuara
  • Raporton tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë së Zhvillimit Software

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në fushë;
  • Trajnime teknike përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.