Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Mesëm, Njësia Cloud, Platformë dhe Infrastrukturë

NJOFTIM Afati i aplikimit: 01.09.2026

Ekspert i Mesëm, Njësia Cloud, Platformë dhe Infrastrukturë, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Ekspert i Mesëm, Njësia Cloud, Platformë dhe Infrastrukturë, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Mbështet administrimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës Cloud, on-premise dhe hibride dhe platformave teknologjike, sipas arkitekturës dhe standardeve të përcaktuara.
  • Kryen administrimin e serverëve fizikë dhe virtualë, sistemeve Linux/Windows dhe platformave të virtualizimit, përfshirë konfigurimin, patching, hardening dhe troubleshooting.
  • Mbështet administrimin dhe monitorimin e storage, file systems, backup, high availability dhe disaster recovery dhe merr pjesë në testimin e mekanizmave të rikuperimit.
  • Kryen konfigurimin dhe administrimin e komponentëve compute, storage, networking, identity dhe shërbimeve bazë të infrastrukturës Cloud dhe mbështet integrimin e tyre me mjediset on-premise.
  • Implementon dhe mirëmban platformat dhe mjediset e containerization dhe orchestration sipas arkitekturës dhe standardeve të përcaktuara.
  • Përdor dhe përshtat Infrastructure as Code (IaC), Configuration Management dhe automatizime për provisioning, konfigurimin dhe administrimin e infrastrukturës dhe platformave.
  • Monitoron serverët, sistemet operative, platformat e virtualizimit, storage, backup dhe platformat Cloud, si dhe performancën, disponueshmërinë dhe kapacitetet e tyre, duke kontribuar në optimizimin e burimeve dhe kostove.
  • Implementon konfigurimet e identity and access management, hardening dhe kontrollet e përcaktuara të sigurisë së infrastrukturës dhe platformave.
  • Merr pjesë në testimin dhe vlerësimin teknik të teknologjive dhe platformave të reja dhe dokumenton rezultatet sipas standardeve të përcaktuara.
  • Identifikon dhe zgjidh problematika teknike të sistemeve, platformave dhe infrastrukturës dhe implementon upgrade, migrime dhe ndryshime teknike, duke eskaluar problematikat komplekse.
  • Mbështet ekipet e projekteve dhe DevSecOps në konfigurimin dhe përdorimin e platformave dhe shërbimeve të infrastrukturës, përgatit dokumentacionin, runbook-et dhe procedurat operative dhe ofron mbështetje teknike për Specialistët.
  • Raporton tek Eksperti i Lartë dhe/ose Përgjegjësi i Njësisë.

Kërkesat për kandidatët

  • Niveli minimal i diplomës Bachelor në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë të paktën 2 vjet eksperiencë profesionale në fushë
  • Trajnime ose certifikime në AWS/Azure/GCP, administrimin e sistemeve Linux/Windows, platformat e virtualizimit, Kubernetes, Infrastructure as Code ose teknologjitë e infrastrukturës përbëjnë avantazh.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.