Ekspert i Mesëm DevSecOps dhe Cloud, Njësia e Devsecops dhe Cloud, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Ekspert i DevSecOps dhe Cloud, Njësia e DevSecOps dhe Cloud, Departamenti i Zhvillimit dhe Transformimit Digjital, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Zhvillon, implementon dhe mirëmban funksionalitete software në përputhje me kërkesat funksionale dhe specifikimet teknike.
- Bashkëpunon me ekipet për integrimin dhe funksionimin korrekt të moduleve dhe komponentëve të aplikacionit.
- Kryen skanime vulnerabilitetesh dhe analiza sigurie për aplikacionet, sistemet dhe infrastrukturat teknologjike.
- Identifikon, ndjek dhe menaxhon problematikat dhe dobësitë e sigurisë të evidentuara gjatë analizave dhe testimeve.
- Kryen testimin, debug-imin dhe optimizimin e kodit për garantimin e cilësisë dhe performancës së aplikacioneve.
- Mbështet integrimin e kontrolleve dhe praktikave të sigurisë në proceset e zhvillimit dhe operimit të sistemeve.
- Zbaton standardet, metodologjitë dhe praktikat e zhvillimit software, sigurisë dhe dokumentimit teknik.
- Mbështet përmirësimin e performancës, sigurisë dhe shkallëzueshmërisë së aplikacioneve dhe sistemeve.
- Bashkëpunon me ekipet QA, DevOps dhe infrastrukturës për testimin, implementimin, publikimin dhe adresimin e vulnerabiliteteve të funksionaliteteve.
- Ndjek dhe adreson problematikat teknike dhe të sigurisë gjatë ciklit të zhvillimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve.
- Dokumenton gjetjet, analizat dhe rekomandimet teknike, si dhe mirëmban dokumentacionin teknik të zhvillimeve dhe ndryshimeve të realizuara.
- Raporton tek Eksperti i Lartë / Përgjegjësi i Njësisë.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor / Master në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në fushë
- Certifikime: Trajnime në cloud, automatizim, ose CEH/siguri përbëjnë avantazh
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:
- Testim me shkrim
- Intervistë
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.