Inxhinier i Mesëm BMS dhe Monitorim, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Inxhinier i Mesëm BMS dhe Monitorim, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center,në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Monitoron vazhdimisht sistemin BMS dhe analizon log-et e alarmeve për të gjitha sistemet.
- Konfiguron kufijtë e alarmeve, prioritetet dhe vonësat e dërgimit sipas parametrave të miratuar.
- Verifikon saktësinë e leximeve BMS krahasuar me matjet lokale të pajisjeve dhe sensorëve.
- Kryen back-up të konfigurimeve dhe të dhënave BMS sipas kalendarit periodik.
- Kontrollon të drejtat e përdoruesve dhe verifikon fjalëkalimet e sistemit.
- Inspekton disponueshmërinë e përditësimeve të firmware dhe softuerit të sistemit BMS.
- Harton raportet mujore të performancës: temperaturat, lagështia, alarmet dhe incidentet.
- Harton raportet tremujore të auditimit të sistemeve dhe kalibrimeve të kryera.
- Sinkronizon orën e sistemit BMS me të gjitha pajisjet e lidhura.
- Raporton tek Inxhinieri i Lartë HVAC/BMS dhe Përgjegjësin e Njësisë për gjetjet kritike.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni, Elektronikë ose fushë të ngjashme
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë profesionale
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.