Inxhinier i Mesëm Siguri Fizike dhe Zjarr, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:
Inxhinier i Mesëm Siguri Fizike dhe Zjarr, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center,në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.
Detyrat kryesore
- Kryen inspektimin mujor të cilësisë së figurës, playback dhe funksioneve të sistemit CCTV.
- Kontrollon gjendjen e kamerave, pajisjeve të regjistrimit dhe serverëve.
- Inspekton ngjarjet e regjistruara të kontrollit të aksesit dhe sinkronizimin e orës.
- Kontrollon sistemin e bllokimit motorik/magnetik të dyerve dhe integrimin me sistemin e zjarrit.
- Kryen kontrolle tremujore të sistemit të detektimit të zjarrit: dedektorët dhe sinjalizuesit.
- Mbikëqyr gjendjen e cilindrave me agjentin shuarës dhe aktuatorëve.
- Kontrollon përditësimet e firmware dhe antivirusit të serverëve të sistemit.
- Dokumenton gjetjet dhe propozon masa korrigjuese.
- Koordinon me furnitorët për riparime dhe kalibrime të specializuara.
- Raporton tek Inxhinieri i Lartë Siguri dhe aktivizohet on-call sipas rotacionit.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor në Elektronikë, Elektroteknike ose fushë të ngjashme.
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë profesionale
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim
- CV
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar
Procesi i Përzgjedhjes
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.