Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Inxhinier i Mesëm Sistemi Elektrik

NJOFTIM Afati i aplikimit: 25.08.2026

Inxhinier i Mesëm Sistemi Elektrik, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend të lirë pune në pozicionin:

Inxhinier i Mesëm Sistemi Elektrik, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Asiston Inxhinierin e Lartë Elektrik në kryerjen e kontrolleve javore, mujore dhe tremujore.
  • Kryen kontrollet ditore vizuale të paneleve elektrike dhe sinjalizuesve të alarmit.
  • Zbaton procedurat e mirëmbajtjes parandaluese sipas planit të miratuar.
  • Kryen shtrengimin e kontakteve elektrike, pastrimin nga pluhuri dhe zëvendësimin e elementëve defektë.
  • Mbikëqyr gjendjen e sistemit të ndriçimit të emergjencës dhe kryen teste periodike.
  • Dokumenton të gjitha veprimet dhe ndërhyrjet sipas formateve standarde.
  • Koordinon me furnitorët gjatë ndërhyrjeve teknike të garantuara.
  • Siguron disponueshmërinë e mjeteve dhe materialeve të nevojshme për ndërhyrje.
  • Mbështet zëvendësimin e pjesëve të dëmtuara me stokun e disponueshëm.
  • Raporton tek Inxhinieri i Lartë Elektrik dhe aktivizohet on-call sipas rotacionit.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor në Inxhinieri Elektrike ose fushë të ngjashme
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë profesionale
  • Certifikime: Përbën avantazh certifikim bazë elektrik

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim.

 

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.