Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Inxhinier i Lartë HVAC dhe Sistemi BMS

NJOFTIM Afati i aplikimit: 25.08.2026

Inxhinier i Lartë HVAC dhe Sistemi BMS , Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend i lirë pune në pozicionin:

Inxhinier i Lartë HVAC dhe Sistemi BMS, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Detyrat kryesore

  • Mirëmban të gjitha njësitë ftohëse të instaluara sipas manualeve teknike të prodhuesit.
  • Kontrollon javore: treguesit e lagështirës dhe temperaturës, historikun e alarmeve dhe presionin e gazit refrigerant.
  • Kontrollon mujore: ventilatorët, valvulat e zgjerimit, sensorët, lagështuesit dhe filtrat e ajrit.
  • Kujdeset për kontrollin e sasisë së refrigerantit, rrjedhjet e mundshme dhe termoizolimin e tubacioneve.
  • Mirëmban sistemin BMS: serverët, modulet I/O dhe konvertuesit e protokolleve.
  • Mirëmban sistemin e detektimit të rrjedhjes së ujit dhe sensorët e temperaturës/lagështisë.
  • Monitoron komunikimin e sistemit BMS me të gjitha sistemet e lidhura.
  • Kryen kalibrimin periodik të sensorëve të lagështisë dhe temperaturës.
  • Harton dhe paraqet raportet mujore të performancës HVAC dhe BMS.
  • Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë dhe aktivizohet on-call sipas rotacionit të miratuar

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor/Master në Inxhinieri Mekanike, Termike, HVAC ose fusha të ngjashme
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
  • Certifikime zyrtare për sistemet e kondicionimit dhe BMS, F-Gaz (refrigerantë) përbëjnë avantazh.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara).
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Procesi i Përzgjedhjes

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim.

 

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.