Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Inxhinier i Lartë Rrjet dhe Fibër Optike

NJOFTIM Afati i aplikimit: 25.08.2026

Inxhinier i Lartë Rrjet dhe Fibër Optike, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend i lirë pune në pozicionin:

Inxhinier i Lartë Rrjet dhe Fibër Optike, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Detyrat kryesore

  • Mirëmban kabllimin strukturor të strukturuar: patch panelet CU dhe FO, adaptorët dhe kanalinot e menaxhimit.
  • Administron lidhjet me fibra optike dhe patch cord-et brenda ambienteve operative.
  • Mirëmban dhe konfiguron switch-et e dhomës së rrjetit.
  • Menaxhon bllokueset e ajrit dhe kanalinot për menaxhimin e kabllimit.
  • Kryen testimin periodik të të gjitha lidhjeve aktive dhe pasive sipas standardeve.
  • Dokumenton ndryshimet në topologji dhe azhoron as-built e kabllimit.
  • Koordinon me inxhinierët e tjerë të njësisë për lidhjet ndërmjet sistemeve.
  • Siguron etiketimin e plotë dhe të saktë të të gjithë kabllimit sipas standardeve.
  • Koordinon me ekipin e fibrave optike për lidhjet hyrëse nga rrjeti qeveritar.
  • Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë dhe aktivizohet on-call sipas rotacionit të miratuar.

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë Bachelor/ Master në Teknologji Informacioni, Inxhinieri Rrjeti ose fushë të ngjashme
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë
  • Përbën avantazh certifikim kabllimi strukturor
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara).
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

Procesi i Përzgjedhjes

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.