Inxhinier i Lartë Sistemi Elektrik HV/LV , Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 1 (një) vend i lirë pune në pozicionin:
Inxhinier i Lartë Sistemi Elektrik HV/LV, Njësia e Shërbimeve të Infrastrukturës dhe Data Center në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,
Detyrat kryesore
- Kryen dhe koordinon mirëmbajtjen javore, mujore, tremujore dhe vjetore të sistemit elektrik sipas manualeve teknike.
- Mirëmban dhe kontrollon transformatorët e thatë të tensionit të mesëm, celsat dhe kabllot HV.
- Mbikëqyr dhe mirëmban panelet kryesore dhe sekondarë të shpërndarjes së energjisë elektrike.
- Kontrollon dhe mirëmban sistemin e tokëzimit dhe ekuipotencializimit të të gjitha dhomave.
- Mirëmban njësitë e shpërndarjes së energjisë në rack-et e serverave.
- Kontrollon dhe mirëmban sistemin e ndriçimit dhe ndriçimin e emergjencës.
- Kryen skanime termografike të pajisjeve elektrike sipas kalendarit të planifikuar.
- Mirëmban kompensatorët e energjisë reaktive dhe kontrollon faktorin e fuqisë.
- Dokumenton të gjitha ndërhyrjet dhe ndryshimet para dhe pas intervenimit.
- Raporton tek Përgjegjësi i Njësisë dhe aktivizohet on-call sipas rotacionit të miratuar.
Kërkesat për kandidatët
- Të zotërojë diplomë Bachelor / Master në Inxhinieri Elektrike ose fushë të ngjashme.
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë profesionale në fushë.
- Trajnime zyrtare për panelet elektrike të instaluara përbëjnë avantazh.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Dokumentet e aplikimit
- Kërkesë për aplikim.
- CV.
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara).
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka).
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
- Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.
Procesi i Përzgjedhjes
Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e përzgjedhjes do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të intervistës do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruar në aplikim.
Shënim i rëndësishëm
Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.