Skip to content

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Ekspert i Mesëm Operimit dhe Mirëmbajtjes (SysAdmin/ DBA)

NJOFTIM Afati i aplikimit: 25.08.2026

Ekspert i Mesëm Operimit dhe Mirëmbajtjes (SysAdmin/ DBA), Njësia e Operimit dhe Mirëmbajtjes, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.,

Në zbatim të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit dhe Aktit të Themelimit të Shoqërisë “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A., shoqëria “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A. shpall konkurrimin për 2 (dy) vende të lira pune në pozicionin:

Ekspert i Mesëm Operimit dhe Mirëmbajtjes (SysAdmin/ DBA), Njësia e Operimit dhe Mirëmbajtjes, Departamenti i Operimeve dhe Infrastrukturës, në “ALBANIAN DIGITAL SOLUTION” SH.A.

Detyrat kryesore

  • Administron dhe mirëmban server, databazat dhe platformat middleware në përputhje me kërkesat operative dhe teknike
  • Monitoron performancën dhe disponueshmërinë e sistemeve, duke mbështetur identifikimin dhe zgjidhjen e incidenteve dhe problematikave teknike
  • Kryen mirëmbajtje parandaluese dhe korrigjuese për garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të sistemeve dhe shërbimeve
  • Mbështet proceset e backup, recovery dhe rikuperimit të sistemeve dhe të dhënave në raste incidentesh ose ndërprerjesh
  • Ndjek dhe zbaton procedurat operative, standardet teknike dhe politikat e administrimit të sistemeve
  • Bashkëpunon me ekipet e infrastrukturës, sigurisë dhe zhvillimit për adresimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike
  • Raporton tek Eksperti i Lartë i Njësisë

Kërkesat për kandidatët

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Bachelor / Master në Informatikë, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë profesionale në fushë
  • Certifikime: Trajnime në administrim sistemesh përbëjnë avantazh

Dokumentet e aplikimit

  • Kërkesë për aplikim
  • CV
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave
  • Fotokopje të librezës së punës (vetëm faqet e plotësuara)
  • Fotokopje të certifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar

Procesi i Përzgjedhjes

Kandidatët që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë fazën e verifikimit të dokumentacionit do t’i nënshtrohen procedurës së konkurrimit, e cila përbëhet nga dy faza:

  • Testim me shkrim
  • Intervistë

Vetëm kandidatët që rezultojnë të suksesshëm në fazën e testimit me shkrim do të kualifikohen për fazën e intervistës. Data, ora dhe vendi i zhvillimit të secilës fazë do t’u komunikohen kandidatëve të kualifikuar nëpërmjet të dhënave të kontaktit të deklaruara në aplikim.

Shënim i rëndësishëm

Mosparaqitja e plotë dhe brenda afatit e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.